Personi që vdiq në aksidentin në Rrugën e Kombit është nga Kosova rsoni që vdiq në aksidentin në Rrugën e Kombit është nga Kosova

0

Hysen Saitaj, 58 vjeç, nga Kosova humbi jetën pasditen e sotme pasi u aksidentua me makinë në rrugën Rubik-Rrëshen. Policia shqiptare ka njoftuar se aksidenti ndodhi në orën 17:22 minuta, rreth 6 kilometra larg hyrjes në superstradën e “Rrugës së Kombit”, kur një makinë e lartë tip “Land Rover” me targa italiane u përplas me një autobus.Saitaj, ishte drejtues i veturës.Autoritetet kanë shoqëruar shoferin e autobusit për të zbardhur më mirë rrethanat e aksidentit.Burime për Euronews Albania thanë se në makinë me Saitajn ishte edhe i biri.Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë me ashpërsimin edhe të Kodit Rrugor, numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri mbetet shqetësues.Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 547 aksidente me pasojë 90 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *