Përurohen “10 shtigjet e ecjes”
Të dielën në, Ditën Botërore të Turizmit komune Prizrenit e shënoi duke përuruar “10 shtigjet e ecjes” të realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik”, në kuadër të projektit ”Përkrahje për Potencialin Turistik Rajonal”.Në këtë përurim ishte kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, , kryeparlamentarja Vjosa Osmani, Ministri Enis Kervan deputete të Parlamentit , drejtor te ekzekutivit ne Prizren dhe OJQ dhe ambasadore të shteteve Evropiane. Me këtë rast kryetari Haskuka tha.’’ Ky projekt, i bashkë financuar nga Bashkimi Evropian, përmban gjithsej 100 kilometra shteg të ecjes dhe shtrihet në rajonin e Sharrit në Kosovë dhe në Republikën e Maqedonisë Veriore. Nga sot ky projekt do t’i shërbejë të gjithë atyre që kanë dëshirë të përjetojnë peizazhe rurale, natyrale, të paprekura dhe akomodim autentik.
Falënderoj kryeparlamentaren,Vjosa Osmani, ministrin Kervan, deputetët e Kuvendit të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e misioneve të huaja në Kosovë,
Kurse kryeparlamentarja Osmani me këtë rast tha se natyre e bukur dhe këto shtigje edhe njëherë në bëjnë me dije se Kosova ka bukuri natyrore, Dua të falënderojë edhe drejtoreshën për këtë projekt
Drejtoresha Sevil Kazaz tha se ky është projekt ku komune Prizrenit ka financuar 20 mijë euro.
Pas kësaj është organizuar një ecje për disa kilometra në shtegun ri.