Përurohet busti i dëshmorit Nesimi Elshani në fshatin Nagavc

0

                                 Në fshatin Nagavc të Rahovecit u ngrit busti i heroit Nesimi Elshanit i cili u vra nga forcat serbe 31 vite më parë. Me këngë dhe valle u përkujtua figura e Nesimi Elshanit nga nxënës të shkollës që edhe mban emrin e heroit në Nagavc të Rahovecit.Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se Nesimi Elshani ishte paraprijës i një epoke që ndryshoi fatin e shqiptarëve, luftëtar i paepur i lirisë, që i organizuar në radhët e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, ju priu në ballë të kolonës masës së njerëzve të mllefosur me padrejtësitë e pushteti serbo-jugosllav.“Lartësimi i bustit të heroit Nesimi Elshani, dhe përkujtimi për këtë figurë të ndritur të historisë sonë kombëtare na ka mbledhur sot në shkollën e Nagavcit që me krenari e mban emrin e Nesimi Elshani… Nesimi Elshani njëra ndër figurat kryesore… paraprijës i një epoke që do të ndryshonte fatin e shqiptarëve në hapësirat e tyre etnike”, tha ai.Djal i heroit, Nesimi Elshani, Nëntori, tha se është burri më krenar në botë për shkak të babait të tij.“Ky vend është i veçantë për mua, siç e tha më parë një nxënës, nuk e kam njohur babain tim, por në këtë vend e përjetësuat Nesimi Elshanin… sot ndihem burri më krenar në botë sepse do të takoj babain tim edhe pse është në mënyrë virtuale”, tha ai.Në këtë manifestim solemn, nxënësit e shkollës që mban emrin e Nesimi Elshanit, përformuan me këngë, valle, proza e poezi kushtuar jetës dhe veprës së tij.Teksa të pranishmit, që ishin në një numër të konsiderueshëm shijuan talentin e fëmijëve të tyre.Para një viti në një seancë solemne të Kuvendit Komunal, në kuadër të 21 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Rahovecit me rrethinë, kryetari i Komunës Smajl Latifi, iu kishte dorëzuar vendimin e Presidentit të atëhershëm të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, Urdhrin: ”Hero i Kosovës”, familjarëve të viganëve të kombit tonë, pishtarëve të lirisë, Nesimi Elshani, Halim Hoti, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi, të cilët ranë gjatë demonstratave për liri, në Brestoc, më 27 janar të vitit 1990.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *