Përurohet çerdhja e parë publike në Prizren e cila do mbajë emrin ‘‘Artan Venhari’”.
Me rastin e Ditës së fëmijëve 1 Qershorin sot në Prizren është përuruar çerdhja e parë publike e Prizrenit e ku me këtë rast ishte edhe Kryeministri Albin Kurti, zv kryeministrja Emila Rexhepi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka , nënkryetari Visar Shehu si dhe drejtoresha e arsimit në Prizren Xhemile Vezgishi ku e bënë përurimin e çerdhes së parë publike në Prizren. Kryeministri Albin Kurti me këtë rast tha se në programin e tyre fëmijëve u është kushtuar vëmendje e veçantë duke u ndarë fëmijëve deri 2 vjet 20 euro në muaj. Në Prizren nuk ka pasur asnjë institucion para fillor publik, por kemi 8 të tilla private e sot kemi një ngjarje kaq të rëndësishme me hapjen e parë të çerdhes publike. Mu bë zemra mal që këtu kemi 220 fëmijë që do të edukohen nga edukatoret që do të kujdesen për formësimin e karakterit te tij. Në programin tonë u kemi kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve ku u kemi ndarë fëmijëve deri 2 vjet 20 euro në muaj. Dhe kemi premtuar se do të hapim 160 çerdhe të reja për 4 vitet e ardhshme”.tha kryeministri Kurti. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se gjendjen në edukimin parashkollor nuk është e mirë, ku statistikat thonë se 7 për qind e fëmijëve 0 deri në 5 vjeç janë pjesë e procesit arsimor, raporton Urojë Prizrenin dhe është kënaqësi të jesh në këtë ambient të këndshëm ku u ofrohen mundësi edhe fëmijëve të Komunës së Prizrenit tha ajo ”. Pastaj të pranishmit i ka përshëndetur i pari i komunës Mytaher Haskuka tha se drejta e fëmijëve për të ndjekur mësimin e hershëm ishte mohuar në Prizren për 20 vjet, duke shtuar se çerdhet e privatizuar do t’i kthejnë në publike. Fëmijëve ju uroj 1 Qershorin. Ne çdo ditë e kemi ditë të fëmijëve pas iqë çdo ditë duhet të punojmë me ta ,Ne e kemi adresuar këtë problem. Së shpejti do të përfundoj edhe çerdhja në lagjen ‘Dardania’, në ‘Bajram Curr; do të përfundoj në shtator. Çerdhen e privatizuar të Prizrenit do ta kthejmë në publike. Emri i çerdhes të propozoj të jetë ‘Artan Venhari’”.pasi që ai ishte i pari që bëri për këtë çerdhe. Përurimin sotëm e ka udhëhequr drejtoresha e Arsimit në Prizren Xhemile Vezgishi e cila pastaj edhe iu ka shpjeguar për secilën pjesë të kësaj çerdhe moderne, kurse në këtë përurim morën pjesë edhe të gjithë drejtorët e shkollave të Prizrenit