Përurohet memoriali i komandant Drinit në një atmosferë impozante
Pas një pune dhe angazhimi maksimal të komunës së Prizrenit tani pas dy dekadash së fundi sot, me një ceremoni impozante u bë inaugurimi i memorialit për komandant Drinin. Ne këtë ceremoni morën pjesë ministri i mbrojtjes, Anton Çuni, zv ministra të qeverisë si dhe organet e shumë institucioneve vendore si dhe kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka bashkë me gjithë ekzekutivin e komunës së Prizrenit, shoqatat e dala nga lufta,shok e miq si dhe familja e komandant Drinit ishte edhe ish shefi i përgjithshëm i UÇK-së Bislim Zyrapi, komandant Basha, Selim Krasniqi,’’ Baca’’, Osman Çerreti,’’ Çuni’’, Lulëzim Kabashi e shumë bashkëluftëtarë të luftës. Fillimisht të pranishmit i kë përshëndetur i entuziazmuar kryetari Haskuka duke thënë se Komandant Drini ishte gjithçka madhore e mbi të gjithë kishte zemrën madhe dhe komandant i madh e ushtar i madh i lirisë. Në merr të shoqatat dala nga lufta Isa Berisha sekretar i OVL ka folur për ndihmën profesional të karrierës ushtarake e luftarake që e patën gjatë luftës shokët e dhe vetë lufta e lirisë. Derisa për angazhimet pengesat dhe sfidat e tani edhe për mrekullonte ngritjes së këtij memoriali ka folur drejtori Osman Hajdari.
Në emër të familjes falënderoi i biri i komandantit emrin e të cilët e mban edhe ky tani Ekrem Rexha, duke thënë se ju që jemi kaq shuam po ne nderoni neve dhe po nderon i luftën e lirisë. Pas kësaj nxënës të shkollave me poezi dhe interpretim në flaut ofruan çaste të bukura për mijëra të pranishëm. Kurse zbulimin e memorialit t e bënë kryetari Haskuka,Selim Krasniqi, kryetar i veteranëve të luftës, bashkëshortja komandantit Drinit, Hajria me djemtë Drinin dhe Ekremin dhe drejtori Osman Hajdari.