Përurohet objekti i ri i shkollës ‘’26 Marsi’’ në Landovicë
Sot, solemnisht është bërë përurimi i shkollës dhe emërtimi i ri ‘’26’’ Marsi’’ në Landovicë. Ku pos nxënësve, mësimdhënësve e prindërve këtë solemnitet e nderuan edhe kryetari i komunës Shaqir Totaj,kryesuesja Antigona Bytyqi, drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj si dhe stafi i drejtorisë së arsimit pastaj kryetari i SBASHK-ut Reshit Kushaj si dhe shumë drejtor të ekzekutivit komunal, pjestar të policisë dhe të tjerë. Lidhur me këtë ndërtim të aneksit modern të kësaj shkolle fillimisht foli drejtori i kësaj vatre arsimore Besnik Berisha, i cili njoftoi për angazhimin që është bërë duke falënderuar kryetarin Totaj dhe drejtoreshën Luljeta Veselaj Gutaj. Kryetari Totaj tha se unë po fillojë ndryshe të përshëndes po fillojë nga nxënësit sepse ata më së shumti e meritojnë këtë vatër pastaj tha se kjo është një formë e metodave për të arritur drejt suksese për të cilat tashmë po punojmë, Pasi jemi në vigjilje të 16 vjetorit ët Pavarësisë ai uroi edhe këtë festë . Drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj me këtë rast përshëndeti familjet e dëshmorëve dhe të gjithë të pranishmit dhe tha se po ndihet krenare që sot po mbanë kjo shkollë emrin që ka një domethënie të madhe për Landovicën, Andaj gjaku i atyre dëshmorëve sot po bëhet drita e lirisë tha mes tjerash ajo Derisa në emërr të fshatit për historikun shkollimit në Landovicë foli Islam Thaçi . Pastaj nxënësit shfaqën një program të bukur artistike punuar në mësimdhënës dhe nxënës të kësaj shkolle dhe së fundi bashkërisht kryetari Totaj drejtoresha ,e arsimit drejtori i shkollës dhe të tjerë prenë shiritin këtij objekti modern./www.QendraPress.com/