Përurohet objekti i shkollës‘’Dy Dëshmorët’’në fshatin Piranë
Në vigjiljen e festave të Nëntorit sot, me një program të pasur u bë përurimi i objektit të shkollës nëntëvjeçare në fshatin Piranë. Kjo shollë moderne tashmë erdhi si fry t i angazhimeve të kryetarit Totaj dhe drejtoreshës Gutaj, pasi që kjo shkollë për një kohë të gjet për shkak të proceduarve të ndryshme mbeti pa u finalizuar, Mirëpo, tashmë është një objekt modern. Ku për suksesin e kësaj shkolle dhe fillimin e mësuesit të parë e veçanërisht për biografitë e dëshmorëve Vait Ukaj dhe Skender Latifi foli drejtori i shkollës Besnik Tarjani.
Kryetari Shaqir Totaj, me këtë rast tha së pari më lejoni të përshëndes të zotin e shtëpisë drejtorinë e shollës mësimdhënësit dhe kolektivin tuaj, Neve po na gëzon fakti se sot po e përurojmë një shkollë moderne dhe një shkollë kaq të bukur, Shkolla është vetë ardhmëria andaj urojnë bashkë që kjo shkollë urojë të ketë sa më shumë nxënës dhe vazhdoi. Arsimi është një prej prioriteteve kryesore të qeverisjes aktuale lokale në mënyrë që përparimi i qytetarëve tanë dhe i shoqërisë në përgjithësi të jetë i nivelit të lartë. Kurse drejtoresha e Arsimit Lulejta Veselaj Gutaj, tha se ne jemi për një shkollim sa më kualitativ dhe një shkollim sa më të arritshëm , Ne si drejtori kemi bërë shumë që kjo shkollë të jete e ndërtuar këtu që nxëxnësit tuaj ta kenë më afër shkollën tha ajo. Edukimi është burim i zhvillimit në të gjitha dikasteret, të cilën gjë Komuna do ta bëjë në vazhdimësi, në bashkëpunim me gjithë pasurinë intelektuale që e ka Komuna e Prizrenit.tha ajo
.Kurse të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i fshatit Skender Elshani, duke falënderuar gatishmërinë e kryetarit dhe komunën tha se tash jemi këtu në këtë përurim të kësaj shkolle. Insete Ne duke ditur traditën e që ka pasur kjo shkollë intervistuam njërën nga mësueset e para të kësaj vatre shkollore Hyrije Koshin e cila evokoi kujtimet e saja që nga ardhja e sajë në ëtë shkollë. Kujtoi edhe ish mësimdhënësit e shkollës dhe urojë që të këtë sa më shumë paqe e mirëkuptim mes vete. Inserte Objekti i shkollës tashmë për nxënësit e fshatit Piranë është i mirëseardhur sepse ata gjatë kohë se fundit ishin të detyruar të udhëtonin për në Arbanas ish Serbicë./qendrapress.com/