Përurohet objekti moderrn i shkollës , në fshatin Mazrrek të Hasit.


Me një ceremoni sot, është bërë përurimi solemn i objektit të shkollës ‘’Gjergj Kastrioti-Skenderbeu’’në fshatin Mazrrek të Hasit. Në këtë pëurim sot, ishte dhe i pari i komunës Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi , drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselej Gutaj, drejtori i Kulturës Rinisë e Sportit Adem Morina, klerikë fetar si dhe veteranë të arsimit në këtë fshat dhe ish drejtor e mësimdhënës të shkollës.Fillimisht fjalë rasti ka ,mbajtur drejtori i kësaj shkolle Shkelzen Lushaj i cili duke falenderuar së pari kryetrain Totaj, pastaj klerikët, banorët dhe kolektivin e kësaj shkolle sot, kemi një godinë kaq të mirë shkollore me kushte shumë modrrne për mësimnxënie tja drejtori Lushaj. Drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj, e entuziazmuar në këtë përurim shlolle tha se ndihem e priveligjuar të them se nga kjo vatër shkollore kanë dalur emëra të nderuar të që kanë nderuar edhe shkenca të ndryshme .Kryetari i komunës Shaqir Totaj, me këtë rast tha se po ndien dyfish gëzim së pari se është me origjinë nga Hasi dhe së dyti që kjo shkollë kur filloi kishte skepticizëm se nuk do të kryhet.Mirëpo ja sot, po e përurojmë. Kurse unë dua të rikujtojë një thënie se se një popull ngritet dhe aftësohet vetëm me dije e shkollim tha kryetari. Pas progranmit artsitk shirin solem të shkollës e prenë kryetari Totaj, drejtoresha e arsimit dhe drejtori i shkollës dhe nënkryetari./QendraPress/