Përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare në Korishë me 450 metra katrorë dhe laborator për analiza

Sot, soleminsht kryetari I komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, I bashkëshoqëruar edhe nga drejtorët ;Simir Krasniqi e Islam Ukimeri , stafi I QKMF-së,kuvendari Agim Muçaj, kryetari I fshatit Korishë Abaz Bobaj dhe shumë zyrtarë tjerë të shëndetësisë dhe në pranin e shumë mjekëve dhe stafit shëndetësor përurain Qendrën e Mjekësisë Familjare në Korishë, me 450 metra katrorë si dhe laborator për analiza e që kishte koston prej 235 mijë euro. Fillimisht këtë përurim e përgëzoi I pari I komunës Shaqir Totaj duke theksuar se këtu tashmë kemi krijuar kushte për këta banorë dhe rrethinë shumë të mira për shëndetin primar e familjare, besojë se edhe në të ardhmen e afërtë do ta pijisemi edhe me një autoambilancë dhe kjo Drejtori I Shëndetësisë Simir Krasniqi, tha se këtu tashmë ka staf të mjaftueshëm prej mjekëve dhe infermierëve dhe stomataolog, kurse do të punohet nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19 të mbrëmjes. Dr Fadilk Bajrakatari drejtor I QKMFs me këtë rast ka uruar këta banorë dhe ka falenderuar kryetarin Totaj për përkrahjen që po ua bënë. Drejtori Islam Ukimeri ka uruar bashkëvendasit e tij duke uruar që sa më pak të kenë nevojë për këtë qendër,. Por ka falenderur kryetarin për ofrimin e kushteve shëndetësore të mira për bashkëvendasit e tij. Kryetarri I kryetari I fshatit Abaz Bobaj falenderoi komunën dhe kryetarin Totaj dhe uroi banorët që të gëzojnë këtë qendër shëndetësore Kuvendari Agim Muçaj I cili disa herë radhazi ka ngritir qështjen e kësaj Qendre Shëndëtësore dhe sot tha po ndihen mire. Kurse ai th se që së shpjeti kjo qendër shëndetëslore të paijet më autoamblancë dhe të punojë më dy ndërrime në shërbim të këtyre banorëve .Zv drejtori i QKMF dr Arbnor Ukaj me këtë rast ka folur për labaratorin që e ka kjo qëndër dhe ndihama që do mund të merret këtu e njëherit të ndihmojë edhe QKMF dhe falenderoi të gjitha ata që kanë ndihmuar që kjo qendër të jete shembuill. Edhe banorët u falenderuan për këtë qendër e cila u tha do të jetë në shërbim të qytetarëve