Përurohet rruga ‘’Shuaip Spahiu’’,një kryevepër e Prizrenit/ose Venecia kosovare/

      Kryetari i komunës së  Prizrenit Shaqir Totaj, kryesuesja Antigona Bytyçi, nënkryetari i kuvendit Levent Bush,drejtori i Shërbimeve  Publike Çelë Lamaj, drejtori  Inspektorateve Islam Ukimeri, dhe  Nait Hasani, solemnisht prenë shiritin e inaugurimit të rrugës ‘’Shuaip Spahiu’’, që tashmë është një kryevepër e Prizrenit, për faktin se ka  krijuar një pamje  magjepse  buzë Lumbardhit. Lidhur me këtë përurim kryetari Totaj  tha se ky është një projekt madhor që ishte planifikuar kohë më parë, por fal angazhimit  konsekuent të punëkryersit e projektit të drejtorisë së  Shërbimeve Publike  sot është  kryer  kjo rrugë, e që presim shumë shpejt të përurojmë edhe  sheshin ‘’Shadërvan’’
 këtu janë kryer  punët nëntokësore e mbi tokësore  ndriçimi  dhe  të gjithë  tjerat.

Çelë Lamaj mjaft i entuziazmuar  pohoi se  sot, po e përurojmë këtë  rrugë, që  nesër mund të  jetë edhe sheshi’’Shuaip Spahiu’’. Kz është një nga  projekt tona  e në   kemi edhe  projekt tjera sa i përket Qendrës  historike  të Prizrenit, punët këtu janë kryer nga një kompani  serioze  dhe  profesionalisht, e presim që  edhe në të  ardhmen  këtë  pjesë   dhe kalldrëmin   ta   vendosim aty  ku duhet e si duhet. Ceremoninë e këtij  urimi e përcollën edhe  me pika valëzimi anëtar të  SHKA’’Agimi’’ duke  madhështuar këtë ceremoni.