Përurohet Salla sportive ne fshatin Medvec e cila do t’i shërbej nxënësve dhe komunitetit në përgjithësi
Pas shumë vitesh, në fshatin Medvec, ka përfunduar renovimi i plotësishëm i sallës sportive që do t’i shërbej nxënësve dhe komunitetit në përgjithësi. Prandaj sot kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj bashkë me drejtorët Adem Morina, Çelë Lamaj dhe Bexhat Bytyqi ,udhëheqës të fshatit Medvec si dhe drejtoria e shkollës përuruan këtë objekt të bukur ndër më ët mirët në gjithë komunën e Prizrenit. Kryetari i komunës së Prizrenit ka uruar së pari nxënësit sepse ju do ti gëzoni mirësitë e kësaj salle pastaj ka përgëzuan edhe kom unitetin këtij fshati si dhe udhëheqësit për këtë godinë të bukur sportive, Ai ka porositu luani sa më shumë sport sepse sporti është shëndet tha Totaj
Drejtori Adem Morina, me këtë rast ka uruar banorët dhe tha se kjo sallë është më mesin e shumë projekteve të drejtorisë ton që po kryhet dhe jemi të gëzuar që tashmë për këta banorë kemi ofruar këto kushte .Drejtori i Shkollës së Medvecit Hamzi Krasniqi dhe kuvendari dhe përgjegjësi i këtij fshati Qemajl Krasniqi, kanë falënderuar kryetarin Totaj drejtorin Morina dhe kanë premtuar se do të mundohen që këtë sallë të bukur ta mirëmbajnë sa më mirë
Ky projekt i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është një mundësi për të rinjtë dhe banorët e Medvecit për përfshirjen në aktivitete sportive, sociale dhe shëndetësore. ./Rtv ‘’Besa’’/