Përurohet shkolla 9 vjeçare’Zenun Çoçaj’’ në lagjen e e poshtme në Gjonaj.
Pas disa kërkesave që kanë pasur banorët e lagjes së poshtme të fashatit Gjonaj, dhe pasi atje patën filluar para dy vitesh punimet në objektin i ri shkollor, sot me një ceremoni u bë përururimi i shkollës 9 vjeçare’Zenun Çoçaj’’ në këtë lagje e ku morën pjesë Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, drejtoresha e e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj, drejtor të ekzekutivit si Adem Morina, kuvendare të kuvendit nga rajoni i i Hasit e këshilltarë arsimore dhe banorë të fshatit, Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur drejtori i kësaj vatre arsimore Qazim Çoçaj, derisa kryetari Totaj uroi së pari nxënësit e kësaj shkolle që ishim plotë entuziazëm e pastaj uroi që këtë shkollë ta gëzojnë të gjithë bashkërisht.
Po kështu urime bëri edhe drejtoresha e arsimit Lulejta Veselaj Gutaj si dhe ansamblesiti i këtij fshati Haziz Hodaj, i cili porosti që shkolla të rihet si sytë e ballit.
Kurse më së shumti kësaj shkolle iu gëzuan nxënësit e kësaj lagje të cilët thanë se kjo shkollë tashmë i ka shpëtuar ata nga rrugëtimi i gjatë dhe se kjo shkollë ishte ëndërr e tyre
Shkolla ka 1800 Metra katrorë me 9 klasë mësimi, tri kabinete plus kabinetin e informatikës po kështu ka tri hapësira administrative dhe ka kushtuar 601 mijë e 709 euro .Është ndër shkollat moderne për zhvillimin mësimor.