Përurohet shkolla ‘’ Nazim Kokollari-Budakova’’ objekti më modern në rajon.

Sot,më një ceromi solemne është përuruar objekti grandioz i Shkollës Fillore të Mesme të Ultë’’Nazim Kokollari- Budakova’’ në lagjen ‘’Dardania’’ në Prizren.Në këtë ceremoni ishte kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, drejtoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj, drejti Ilsam Ukimeri, si dhe stafi i DKA-së ku me praninë e shumë mysafirëve, drejtorë shkollash dhe prindërve u pre shiri i përurimit të kësaj shkolle. Me këtë rast drejtoresha e shkollës Belkize Hoxha, ka falenderur Bashkëinë Evropiane ,për ndihmën e ndërtimit pastaj ka theksuar se ndihma e pa kursyer ishte nga kryetari Totaj, si dhe drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj. Shkolla tashmë është sipas standardeve evropiane dhe kemi hapësirë me të gjithë hapësirat tjerë të nëvojshme tha ajo.Drejtoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj, tha se në çdo kohë e në çdo vend nuk ka gjë më të çmuar se investimi në arsim, andaj ne do të punojmë pa u ndalur që për secilin nxënës të komunës së Prizrenit kë krijojmë kushte sa më të mira për mësim tha ajo.. Për të ftuar siq u shpreh ajo pastaj, njeriun që kurr nuk ka hezituar të jetë ndihmëtar i palodhur në secilin aspket kryetarin e komunës Shaqir Totaj .Kryetari Totaj, fillimisht uroi nxënësit për këtë godinë të mrekullueshme, por tha se më la përshtypje prijtja e nxënësve që tregon se këtu punohet. Pastaj ai tha se vetëm inevstimi në shkollë ësnhtë investin i së ardhmes dhe jo kot është thënë se nëse dëshiroin një komb ta dëmton mos i jep shkollim .Pas kësaj është shfaqur një program artistik dhe hapësirat e mëdha të kësaj shkolle si dhe hapësirat moderrne tashmë janë garancë se sado të shtohet numri i nxnësëve në kë lagje të re do të kete kushte dhe infrastrukturë edhe për shumë brezni.