Përurohet shtëpia e trashëgimisë ajo ‘’Kajmakçiu në lagjen’’ Kurillë’’ të Prizrenit
Kryetari i komunës Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor,Beni Kizolli, i bënë një vizitës pas kryerjes në shtëpinë familjes “Kajmakçiu”, që supozohet se ka mbi 200 vjet e cila është rinovuar në kuadër të projektit “Fasadimi, konservimi dhe revitalizimi i shtëpive me vlerë historike-kulturore”.Me këtë rast kryetari Haskuka dhe stafi i drejtorisë së Urbanizmit nga afër i kanë parë edhe vlerat e ruajtura të kësaj shtëpie të vjetër dhe me vlera të trashëgimisë, Kryetari Haskuka me këtë rast tha se kjo shtëpi pas marrjes së lejeve nga QRTK tani ka bërë investime me vlerë dhe që në vete tashmë ka ruajutr edhe gjithë formën e lashtë duke filluar nga punimet e drurit që janë brenda. Drejtor Beni Kizolli më këtë rast tha se për këtë shtëpi kemi bërë masat parallogaritëse edhe pastaj kemi pasur edhe disa probleme siç është rasti i një muri të sigurisë por pas angazhimeve të shumta kemi arritur at ndërrojmë edhe kulmi dhe dua të them se tashmë në të ardhmen kjo drejtori do të ketë trefishin buxhetit që kishte këtë vit.
Kjo shtëpi e bukur dhe e lashtë e trashëgimisë gjendet “Kajmakçiu”, gjendet në lagjen e njohur të Prizrenit“Kurillë”./qendrapress.com/