Përurohet shtëpia regjionale e komunitetit për persona me personat me ngecje në zhvillimin mendor
Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Islam Thaçi, së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot kanë bërë përurimin e shtëpisë së parë për persona me aftësi të kufizuara, ku do të strehohen personat me ngecje në zhvillimin mendor, që janë të moshës së rritur dhe nuk kanë përkujdesje nga të afërmit apo familjet e tyre.
Me këtë rast, kryetari Haskuka theksoi se kjo shtëpi rezidenciale, është ndërtuar në cilësinë e standardeve të larta dhe tani e tutje do të ofrojë 24 orë shërbime të ndryshme të pandërprera si: Strehimi, higjiena, ushqimi, shërbime mjekësore nga stafi profesional, tanimë i rekrutuar, aktivitete të ndryshme sociale, si dhe të gjitha shërbimet tjera të nevojshme, në bazë të standardeve për shërbime profesionale sociale dhe familjare.