Përveç Lladrovcit, PDK rikandidon edhe tre kryetarë të tjerë në zgjedhjet lokale
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), po vazhdon përgatitjet për zgjedhjet lokale.Kjo parti ka bërë të ditur se në katër komuna të Kosovës, do të rikandidoj sërish kryetarët aktual.Përmes një njoftimi PDK ka bërë të ditur se ka rikandiduar Agim Aliun në Ferizaj, Naim Ismajlin në Shtime dhe njëjtë pritet të bëjë edhe me Ramiz Lladrovcin në Drenas dhe Besim Ilazin në Kaçanik.“Partia Demokratike e Kosovës, respektivisht Kryesia Qëndrore, ka qenë mëse e qartë në janar të këtij viti kur ka vendosur publikisht që të rikandidojë të gjithë kryetarët e komunave në të cilat qeverisë ajo”, ka njoftuar PDK.I gjithë ky sqarim ndodhi pasi dega e PDK-së në Drenas ka zgjedhur Driton Ajazin që të kandidojë për kryetar të Drenasit dhe jo kryetarin aktual të komunës, Ramiz Lladrovcin.Pas kësaj erdhi edhe njoftimi i partisë ku u tha se Lladrovci do të jetë kandidat për Drenasin, madje kjo u quajt çështje e mbyllur.“Javën e kaluar, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj u ka sqaruar edhe në takime private kryetarit të Degës së Drenasit, Sejdi Hoxhës dhe deputetit Ferat Shala, se kandidatura e Ramiz Lladrovcit për Komunën e Drenasit është çështje e mbyllur”, u tha në njoftim.