Përveç nga arroganca e liderëve-rebelëve lokalë, rreziku i dështimit të Kosovës si shtet është edhe si pasojë e mungesës së mendimit shkencor multidisiplinar-Shkruan:Prof Dr. Milazim KRASNIQI

Përveç nga arroganca e liderëve-rebelëve lokalë, rreziku i dështimit të Kosovës si shtet është edhe si pasojë e mungesës së mendimit shkencor multidisiplinar për Kosovën si shtet. Rrymat kryesore të mendimit, kanë qenë integrizmi jugosllav dhe iredentizmi shqiptar. Indipedentizmi është imponuar në vitet 90, nga kriza e federalizmit jugosllav, e jo si sintezë e mendimit burimor shqiptar. As pyetja e referendumit të vitit 1991 nuk e nxirrte në plan të parë pavarësinë e Kosovës, po integrizmin jugosllav. As Konferenca e Rambujesë/Parisit nuk e parashihte pavarësinë. Aq më pak rezoluta 1244. Projekti i pavarësisë u bë dominues në Procesin e Vjenës, e u mishërua, në Planin e Ahtisarit, jo si një shtet sovran, po i mbikëqyrur. Mendimi për pavarësinë e Kosovës nuk është as sot dominant. Fajin më të madh e bartin elitat intelektuale, që për këto vite çlirimi e pavarësie nuk e kanë mbushur vakuumin me mendime të argumentuara mbi shtetin e Kosovës, si një projekt shqiptar burimor. E kanë lënë të përjetohet si një zgjidhje rrethanore. Bie edhe si e përkohshme. Këto elita hipokrite, gjasme mirren me studime teorike universale, që i botuakan në revista prestigjioze të huaja. Ndërsa, e kanë lënë shkret mendimin shqiptar./QendraPress/