Përvjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i bashkon kryetarët e komunave shqiptare
Me rastin e 144 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 10 qershor të gjithë kryetarët e komunave shqiptare do të bëhen bashkë në Prizren.Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka qenë sot i ftuar në ”Bon Bon”, teksa ka folur rreth këtij organizimi.Totaj ka shtuar se ideja për grumbullimin e kryetarëve të komunave ishte e kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj.Totaj ka treguar se për 10 qershor nuk është ftuar asnjë parti politike, madje ai shpreson që të pranishëm në këtë organizim të jenë rreth 2/3 e të ftuarve.Tutje Totaj ka treguar edhe agjendën e 10 qershorit.Sigurisht që organizime të tilla marrin me vete edhe një kosto të lartë të shpenzimeve, por sipas Totajt ata janë treguar Në Prizren festa nuk përfundon me 10 qershor, pasi që edhe me 11 dhe 12 qershor do të shënohen dy festa të veçanta, për të cilat ka folur edhe Totaj./21Media