Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë: Djali rrah nënën, burri gruan dhe djali babanë
Pesë raste të dhunës në familje janë shënuar në 24 orët e fundit.Policia e Kosovës përmes raportit të saj ka njoftuar se rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtine, Obiliq, Prizren dhe Gjakovë.
Prishtinë 22.04.2022 – 00:10. Viktima femër kosovare ka raportuar së është kanosur dhe sulmuar nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar. https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=21336684&v=2.1&guid=9e8dd40d161a48d5b7dd266c0c709e4be8d60f3ecf844da3a206869068c2e30a
Obiliq 22.04.2022 – 12:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.
Prizren 22.04.2022 – 11:00. Viktima femër shtetase gjermane ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 22.04.2022 – 19:31. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, palët nuk janë intervistuar pasi që ishin në gjendje të dehur dhe të njëjtit ndalohen në ndalim policor deri në këndellje.Gjakovë 22.04.2022 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.