Pesë shtylla e zhillimit të Bedri Hamzës, a do t’a mundësojnë fitoren e 5 deputetëve nga PDK-ja e Prizrenit, në Parlament?

Tani, kur kandidati për kryeministër të Kosovës nga PDK-ja, Bedri Hamza ,ka bërë të ditur se i ka pesë shtylla parësore të zhvillimit nga projekti i tij madhor .Parashtrohet edhe pyetja se a do të shkojnë së paku 5 kandidatë nga 9-të sa po garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të datës 28 dhjetor 2025 nga dega e PDK-së? Kur kësaj i shtohet fakti se posa kemi përfunduar zgjedhjet e lokale e kandidati për kryetar Shaqir Totaj, ka fituar rreth 25 mijë vota, kjo duhet të shërbejë si një dëshmi se të gjithë kandidatë e këtij qyteti mund të jenë fitues poetencial të jenë në Parlamentin e Kosovës, vetëm nga PDK-ja . E kur i shtohen edhe emërat tjerë meritorë të subjekteve politike atëherë Prizreni duhet vëretetë të jetë denjësisht i përfaqësuar në Parlament.Kësaj radhe po për përqndrohem tek PDK-ja, e ditëve tjera do të jemi të përqëndruar tek; LDK-ja, LVV-ja dhe AAK-ja. Nëse proejekti i kandidatit të PDK-së Bedri Hamza i ka 5 shtylla parësore të zhvillimit a thua duhet të jenë deputetë pra :
Nait Hasani, njëri nga themeleuesit e celulave të para të UÇK-së .Pas lufte edhe ambadasador e deputetë që ka pasur më së shumti përkujdesje se çka duhet votuar e çka jo në Kuvendin e Kosovës. Personalitet që nderohet në gjithë Kosovën.
Kujtim Gashi, një i ri që ka qenë Ministër i Kulturës, ku pati treguar shembullin më të mirë se si duhet punuar në atë dikaster .Nënkryetar komune që bashkë më kryetarin Totaj, e drejtor të tjerë, Prizrenin e kanë bërë shembull në gjithë Republikën e Kosovës, se si duhet qeverisur në pushtetin lokal.
Xhemshit Krasniqi, ish luftëtar i ditëve të para të lirisë, personalitet që është dëshmuar në të gjitha etapat e zhvillimit të lirisë dhe zhvillimit të Kosovës. I vendosur në ideale atdhetarie. Një përsonalitet që njihet edhe jashtë Prizrenit .
Luljezta Veselaj Gutaj, një ish deputete që ka ngritur çështje jetike për Prizenin e për Kosovën. Një mandat drejtoreshë e Arsimit në Prizren, ku ka treguar suksese evidente duke bërë një angazhim të fuqishëm që arsimi të ketë avansim sa më shumë .E nderuar dhe e respektuar kudo. Zëri i sajë ishte e besojë të jete forcë në Kuvend.
Fetah Paqarrizi, një ish ushtarë i devotshëm i lirisë. Njëri nga drejtorët e Teatrit Profesional që ka vu rend e rregullim,jo vetëm si aktor i përkryer, por edhe përtej kësaj një personalitet që ka ditur e ka mundur ta bëjë edhe detyrën e lirisë një teatër lirie. Sepse i pa-epur në përkushtim atdhetar është shembull e një personalitet të nderuar.
Pa dashur që ti dallojmë edhe emërat tjerë si ;Adem Morina një shembull i angazhimit në Kulturë e ku Hasi, këtë here besohet se do ta dëshmojë faktin që ta kenë zërin e tyre në Parlamenet.Apo Ramize Shala një luftëtare e lirisë , ose Jona Hoxhaj e Arianit Çollaku që nderojnë instiucionet ku punojnë./QendraPress/