Pesë të lënduar në një aksident në Kaçanik, përfshirë edhe një ushtar i KFOR-it
Një ushtar i KFOR-it është lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave në Kaçanik.Kështu ka bërë të ditur KFOR-i përmes një komunikate për media, duke shtuar se janë lënduar edhe katër persona të tjerë.Përmes njoftimit bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë e KFOR-it dhe një veturë private.“Të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes, para se të transportoheshin në spital. Policia ushtarake ndërkombëtare e KFOR-it është duke hetuar shkaqet e aksidentit në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë, derisa shtohet se detajet tjera do të bëhen të ditura kur ato të jenë të gatshme.
Sipas njoftimit, në vizitë morën pjesë edhe drejtorët e shkollave që janë të binjakëzuara me shkollat e Atashehirit./