Pianistja me renome Lule ELEZI,dhe dirigjenti i Orkestrës së Harqeve të Tiranës, Oleg Arapi nesër në shënimin e 146 Vjetorin e LSHP mbajnë koncert në Prizren.
Prizreni, nesër ka festën e madhe kombëtare për të shënuar 146 Vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mirëpo, këtë përvjetor padyshim se në mesin e shumë organizimeve do të mbahet edhe koncerti, i cili do të mbahet në Kinemanë ‘’Lumbardhi’’, në orën 20:00. Ku në këtë mbrëmje të veçantë do të përformojnë pianistja e njohur prizrenase,apo siç ndryshe tashme mediat dhe bota artistike e quajnë ambasadorja e kulturës Lule Elezi, dhe dirigjenti i talentuar i Orkestrës së Harqeve të Tiranës, Oleg Arapi.
Për Prizrenin ky përvjetor padyshim do të thotë është i veçantë, sepse shpresohet se do ta festojmë së bashku këtë përvjetor të rëndësishëm me muzikë të mrekullueshme. Vetë e madhja Elezi, ndihet e emocionuar andaj ajo shkruan në llogarinë sajë të Fb .’’Ndjehem shumë e lumtur dhe e përmbushur, me plot emocione që në qytetin e fëmijërisë sime, në Prizrenin e bukur do të mbaj koncert recital, si soliste në piano në shoqërimin e mrekullueshëm të Orkestrës së Harqeve të Tiranës, nën dirigjimin e Maestro Oleg Arapi.
Ju mirëpresim në Kino ‘’Lumbardhi’’ në Prizren, të hënën me 10 qershor, në ora 20:00.’’. Derisa për këtë event kaq, të rëndësishëm njofton edhe vetë i pari i komunës së Prizrenit, njëherit i njohur si muzikëdashës Shaqir Totaj .Prandaj, nesër pritet që Prizreni të jetë destinacion edhe i shumë mysafirëve të shumtë ,e besohet edhe të ambasadorëve të akredituar në Kosovë./www.QendraPress.com/