Pieter Feith, dikur njeriu më i pushtetshëm në Kosovë, ka vetëm një këshillë për Qeverinë Kurti 
Ish-Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën Pieter Feith, ka folur mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë e marrëveshjes mes dy vendeve.Ai tha se këshilla e tij e vetme është që të mos bëhet dialogu nga lart-poshtë, por të punohet nga baza për të shkuar lart.“Pra me këtë nënkuptoj që është me rëndësi që qytetarët e Kosovës, shoqëria civile të jenë më të informuar, që të krijojnë një motiv bindës që dialogu është në interes të tyre dhe të Kosovës, dhe të stabilitetit në të gjithë rajonin. Nuk ka të bëjë me liderët në Bruksel, duhet të flitet me qytetarë dhe të tjerë në Kosovë dhe Serbi për të shpjeguar, për mes të saj që të krijohet hapësirë që liderët kërkojnë koncesionet e veta”, tha ai në një intervistë për RTK.Ish-Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Feith, ka folur edhe për problemet në veri.“Ne kemi pasur problem me serbët e kryetareve lokal në veri. Ne si ICO gjatë asaj periudhe kemi arritur të krijonim një zyrë në veri për t’iu ofruar shërbime qytetarëve në veri. Shumë qytetarë të veri, marrin pensione, kanë nevojë për ndihma, dhe kjo është bërë për mes kësaj zyre që ka pasur lidhje të drejtpërdrejtë me Prishtinën. Nuk kam iluzione që ne problemet në veri i kemi zgjedhur ne. Janë të njëjta që kanë qenë para 10 vjetësh, është zhgënjyese, megjithatë por ky është realiteti, nuk është se mund te bëjmë më shumë në këtë drejtim”, tha ai.Sipas tij, ka pasur tri parime të punës për të zgjeruar apo shtrirë autoritetin në veri të Prishtinës, pa shkaktuar akte dhune, pa krijuar konflikte të ngrira dhe pa lejuar që veriu të ndahet nga bregu jugor i lumit Ibër.“A kemi arritur përmbushjen e plotë prej 100 %, jo. Mu këtu jam ballafaquar me një prej sfidave kryesore, nuk ka pasur bashkëpunim nga ana e qeverisë së Serbisë, kjo ka qenë më befasuese. Kur ishim në fazën përgatitore para se të shpallnin pavarësinë, duhet të kishim reflektuar. Ne shpresonim se presidenti Tadiq ishte ndryshe. Nuk arrin njeriu që të parashikon çdo gjë, mund të veprojmë atë që kemi”, tha ai.Feith ndodhet për vizitë në Kosovë, në shënim të 10-vjetorit të përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, me ftesë të kryeministrit Albin Kurti.