Pika e re turistike në Nashec edhe një pikë e bukur relaksuese

0

                          Sot, kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, i bashkëshoqëruar edhe drejtoresha e turizmit Sevil Kazaz, si dhe iniciatorëve kësaj kërkese për këtë pikë turistike Vetim Shala, dhe disa veprimtar të tjerë të Nashecit e vizituan nga afër këtë pikë turistike duke qene prezent edhe punëkryerësi i punimeve Shaban Ademaj. Me këtë rast kryetari Haskuka ,tha se tani me kemi edhe një punë të rë të piknikut e ku qytetarët munden të kalojnë një ditë të bukur piknikë tha ai. Kurse kryetari Haskuka tha se pasiqë Nasheci ka shumë pika turistike jemi duke menduar edhe një stazë për ecje të bëjmë përreth Drinit të Bardhë në drejtim të Urës së Gjonajve me kusht që pastaj ta fusim në projektonim buxhetor të vitit që vije. Drejtoresha Sevil Kazaz tha s ene jemi në hulumtim të pikave të këtilla si kjo e Nashecit dhe për këtë projekt kemi investuar 12 mije euro. Vetim Shala nga Nasheci tha se duke pa kërkesën e banorëve të Nashecit unë pata propozuar këtë pikë relaksuese e ku me këtë rast dua të falenderojë kryetarin Haskuka për këtë pikë të re deh gatishmërinë e komunës .Nasheci ka disa pika turistike si atje ku janë edhe vikendicat e të tjera. Inserte Shaban Ademaj punë kryerës i punimeve tha se kushtet atmosferike këtë patën ngadalësuar punimet dhe mund të them se tani u dushet të ndërrohet edhe kahja e lumit dhe kjo pati harxhime shtesë, besojë se drejtoria do të këtë parasysh edhe këtu dëshmi th ai.  Pika turistike Nashecit është njëra nga pikat më të frekuentuara Pasi që ajo është në hyrje të pikës më të vizituar ndoshta në gjithë rajonin sepse është në grykën e Sozit, ku atje ende besimtarë të caktuar shkojë për të kryere ritet e tyre të besimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *