Pishtarë të dijes urime dita e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe.

Të nderuar pishtarë të dijes, kolege e kolegë gëzuar dhe urime 7 Marsi, kjo ditë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe. Është kjo datë që shënon nismën e përpjekjeve sublime të njerëzve të dijes në mbrojtje të dritës nga errësira.Në këtë ditë lartësojmë kujtimin për mësuesit e parë të kombit dhe shprehim respektin meritor për punëtorët e arsimit shqip nëpër vite, dekada e shekuj ishin në shërbim të edukimit e arsimimit të brezave. Shprehim respektin e lartë dhe i përkulemi kujtimit për mësuesin e dëshmorin Shaban Jashari dhe për kolegët tanë që në vitet 90-ta mbrojtën arsimin dhe shkollën shqipe nga furtunat e pushtuesit.Bashkë e në SBASHK do të vazhdojmë rrugëtimin me përpjekjet e vazhdueshme për realizimin e kërkesave tuaja dhe në shërbim të një arsimi edhe më cilësor. Urojmë që kjo datë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe dhe kontributi i madh i pishtarëve të dijes nëpër vite e dekada në shërbim të kombit e atdheut të jetë shtytje shtesë për institucionet që të bëjnë angazhim konkretet në shërbim të arsimit dhe për realizimin e kërkesave tuaja legjitime.