Plagët e tre shokëve të luftës, plagosje në kokë, humbje të gjymtyrëve dhe shenja të 12 plumbave

0

Beteja e Mazhiqit, ishte njëra ndër betejat më të ashpëra gjatë luftës së fundit në Kosovë. Brigada 141 Mehë Uka, gjatë luftimeve me forcat serbe më 15 shtator të vitit 1998, humbën shokun e tyre më të mirë Avni Shabanin.

E kush më mirë se ata që e përjetuan atë ditë, nuk dine ta rrëfejnë, shkruan Express. Fadil Hyseni, atë kohë ishte vetë, 20 vjet. Familja e tij në fillim ishin kundër që ai t’i bashkohet UÇK’ së. Pavarësisht kësaj, Hyseni veshi uniformën dhe u nis drejt luftës ani pse nuk ishte i përgatitur edhe shumë. Mësimet më të mira i mori nga shoku i tij, Avniu me të cilin qëndroi afër deri në momentin kur edhe dha frymën e fundit, shkruan T7. Duke treguar për atë periudhë, Hyseni e ndalte rrëfimin e tij dhe mundohej prap të nis që nga fillimi. Emocionet ishin ato që e përmbysin.Në natën e 15 shtatorit, ai në mbrojtje të atdheut mori shtatë plagë të rënda.Ndërkaq sot ai ka probleme të shumta shëndetësore. Një pjesë afër veshit të mjaftë e ka të paralizuar, dhe dellit nuk mund t’i qëndrojë ballë. Përveç tij, atë ditë nuk e pati të lehtë as shoku i tij, Sherif Rama.Në mbrojtje të vendit, ai mori 12 plagë. Pas tetë muajsh ai udhëtoi për në Gjermani ku iu nënshtrua gjashtë operacioneve, dhe më pas u kthye në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *