“Plani i ri me diplomatët e vjetër”, Albanian Post: Kjo është strategjia e Administratës Biden për dialogun Kosovë-Serbi
11 vjet pas largimit nga jeta aktive si diplomat dhe gjetjen e rehatisë mes studentësh në Universitetin e Columbia-s duke ligjëruar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Christofer Hill, pranoi një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë, duke iu kumtuar se shërbimet e tij prej diplomati nevojiten përsëri – dhe atë urgjentisht.Presidenti amerikan, Joe Bide, po ia ndërpreu ambasadorit aktual amerikan në Serbi mandatin, Anthony Godfrey-it, për ta emëruar veteranin e diplomacisë amerikane Christofer Hill.Albanian Post duke u thirrur në burime ndërkombëtare merr vesh se emërimi i Hill-it si zëvendësues i Codfry pa e kryer ky i fundit mandatin është pjesë e një plani më të madh të administratës Biden. Hill e njeh mirë këtë rajon dhe gjithashtu rajoni ka të njëjtin nivel të njohjes për Hill-in.Por, ai nuk do të jetë kolosi i vetëm i diplomacisë amerikane që do të angazhohet ekskluzivisht për çështje të Ballkanit, me fokus gjashtëshen perëndimore në Ballkan dhe veçanërisht problemin Kosovë–Serbi.Një tjetër amerikan që jo vetëm njeh Ballkanin, por mbase Ballkani sot është kështu si është për shkak të influencës së tij, James O’Brien, do të angazhohet gjithashtu. Ai do të jetë i dërguar special i administratës në këtë zonë dhe në fakt po kthehet në pozitën e tij të vjetër, kur ishte përgjegjësi kryesor për politikat e sigurisë, diplomacisë dhe ato ekonomike të SHBA-ve në këtë zonë.Siç merr vesh Albanian Post, O’Brien do të jetë personi kyç për ta çuar deri në fund idenë e personave non grata nga administrata Biden për gjithë rajonin dhe më gjerë. Përmes tij ka kaluar shpallja non-grata e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.Për të përforcuar dyshen diplomatike, me detyra speciale në Ballkan angazhohet një tjetër njeri qe e njeh mentalitetin politik të kësaj ane. Edhe ai, diplomat i së njëjtës lartësi. Hoyt Brian Yee, një anëtar karriere i shërbimit diplomatik amerikan dhe dikur me shërbim në Kroaci, Yee aktualisht është përgjegjës për marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës Qendrore e Evropës Jug-qendrore.Hill, në qendër, me Ibrahim Rugovën dhe përfaqësuesin e BE-së, Wolfgang Peritsch, në hapjen e bisedimeve për paqe në Rambuje. Edhe ky, bashkë me dy të parët dhe Zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, do angazhohen që t’i japin një dorë amerikane situatës mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ofrohet një zgjidhje përfundimtare.Siç kupton Albanian Post nga burimet, përvoja e fundit dhe imputet e Escobar në takimin mes Besnik Bislimit të Kosovës e Petar Petkoviç të Serbisë, i ka bërë amerikanët të kuptojnë se jo veç prezenca, por mbase marrja në dorë e gjithë procesit është rruga drejt zgjidhjes.Por, përse gjithë ky investim diplomatik amerikan tani?Dy administrata e kaluara amerikane, ajo e Barack Obamas dhe kjo e Donald Trump kanë krijuar një deformim të zërit amerikan në Ballkan. Të dyja për arsye të ndryshme.Në kohën e Obamas diplomacia amerikane u tkurr në përgjithësi dhe për pasojë edhe në Ballkan. Politika e jashtme e kësaj administrate kishte një qasje më të distancuar edhe karshi vetë projekteve amerikane, siç ishte Kosova dhe në përgjithësi vendet e post-Jugosllavisë.Në anën tjetër, presidenti Trump pati vëmendje në këtë zonë, por qasja e diplomatëve pa memorie për rajonin shkaktoi paqartësi edhe për planin amerikan edhe për vetë metodën e implementimit të tij. Duke mos marrë parasysh historitë me labirinte të Ballkanit, një orientim krejtësisht ekonomik, duke shpërfillur aspektet tjera e komplikoi idenë amerikane për këtë zonë jugore të Evropës.
Vëmendja te Kina
Gjithashtu në 12 vjetët e fundit Amerika ka projektuar Kinën dhe influencën kineze si rrezikun kryesor nacional, prandaj resurset kryesore diplomatike janë përqendruar në hartimin e strategjive për këtë “luftë të ftoftë” amerikano-kineze.Ndërsa, qasja e Kinës në dekadën e fundit në Evropë në përgjithësi, por edhe në Ballkan, është koncentruar kryesisht në dy dimensione: Investimet ekonomike dhe atë që njihet si “Soft power”, apo fuqia e butë. Tërhiq dhe mos shtrëngo, duke formësuar dëshirat e tjetrit përmes ofrimit të benefiteve dhe joshjes.Dhe tash, e gjithë kjo fuqi kineze është lënë pa opozitë në Ballkan, meqë Bashkimi Evropian e ka – akoma – të pamundur hartimin e strategjive konkrete të cilave u përmbahet fillimisht vetë.Kosova është një nga sukseset e 50 vjetëve të fundit të diplomacisë amerikane dhe investim tejet i madh për ta lënë që të dështojë nga influenca kinezo-ruse dhe paaftësia e burokratëve të BE-së.Prandaj, duke angazhuar figura qendrore të diplomacisë në këtë zonë, bashkuar dhe me njohjen e madhe që këto figura kanë për historinë dhe mentalitetin ballkanas, Biden do një ri-konfirmim të rolit amerikan me qëllim gjetjen e një zgjidhje përfundimtare dhe konsolidimin e projektit të nisur me Bill Clinton.
Kush janë Hill, O’Brien e Yee?
Christofer Hill iu bashkua Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1977, por për Ballkanin u bë i njohur nga lufta bë Bosnje dhe Hercegovinë.Ai ishte pjesë e ekipit që e negocioi marrëveshjen për paqe në Bosnje. Hill, bashkëpunëtor i afërt i Richard Holbrooke, atë kohë, kishte shërbyer edhe si zëvendës i tij në Bisedimet për Paqe në Dejton në vitin 1955.“Brilant, i patrembur dhe augmentativ”, është përshkrimi që i bënte më pas Holbrooke në librin e tij me kujtime për negociatat në Dejton. Madje, sipas tij, metoda atraktive me qetësi, por dhe me pasion e Hill-it ishte një nga atutë kryesore që shtynte drejt një marrëveshje në negocimet e komplikuara me serbë, boshnjakë e kroatë.Nënshkrimi i Marrëveshjes në Rambuje nga pala kosovare. Në foto, prapa në mes, Christofer Hill Hill do ta vazhdonte ekspertizën e tij në Ballkan kur më pas do emërohej ambasador në Maqedoni dhe do të përfshihej direkt në përpjekjet për një zgjidhje paqësore mes presidentit serb Slobodan Millosheviç dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Aq familjar ishte Hill në Ballkan saqë gazeta serbe Nasa Bora do shkruante se si Hill është i vetmi diplomat që s’ka nevojë të udhëtojë nëpër terrenet e trazuara me ndonjë përcjellje, pos shoferit të tij.“Ambasadori Hill zakonisht vjen në Kosovë i pashoqëruar, përveç shoferit të “Opel” -it zyrtar. Ky informacion flet shumë për ‘njohuritë e tij për terrenin’ dhe sa i sigurt ndihet ai edhe në ato pjesë të krahinës që nuk janë as të arritshme për policinë”, shkruante gazeta.Për këtë arsye, në Serbi shumë veta besonin se takimi i Richard Holbrooke me anëtarët e UÇK -së nuk ishte “aksidental”, siç pretendonte zyrtarisht Departamenti i Shtetit, porse në fakt ishte përgatitur nga vetë Hill.“Duke ditur se nuk ka pengesa gjuhësore dhe, aq më pak, politike për të, një pretendim i tillë nuk është pa bazë”, vazhdonte teksti i gazetës beogradase në vitin 1997.Këto njohuri të thella të Hill do ta bënin atë figurë qendrore edhe në Bisedimet në Rambuje.Në përpjekjen e fundit për të gjetur një zgjidhje paqësore në Francë, Hill ishte anëtar i “grupit të kontaktit” për Ballkanin, bashkë me Boris Majorski të Rusisë dhe Wolfgang Petritsch të Bashkimit Evropian.
Grupi i Kontaktit
James O’Brien
O’Brien është një tjetër njohës i moçëm i Ballkanit. Ai në vitet 90-ta do shërbente si Përfaqësues Speciale i SHBA-së në Ballkan, me përgjegjësi kryesore për diplomacinë, ekonominë dhe sigurinë në këtë pjesë.
O’Brian ishte edhe zëvendës-drejtor i Departamentit Amerikan të Shtetit, Zyra për Planifikim të Politikave, dhe këshilltar kryesor për ish-sekretaren e shtetit, Madeleine Albright.
Ai ishte një nga hartuesit e e marrëveshjes në Dejton, por siç besohet, edhe të drafteve të dokumentit për marrëveshje në Rambuje. Më vonë, do ofronte ekspertizën e tij dhe do ta poziciononte SHBA-në në mbështetje të Tribunalit Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë.
Hoyt Brian Yee
Jo sa dy të parët, as për nga koha as për nga rëndësia, por edhe Hoyt Brian Yee e ka ekspertizën e tij në Ballkan. Para se të merrte pozitën që aktualisht mban ai ishte zëvendës-shef në Ambasadën amerikane në Zagreb.
Më parë, diplomati Yee që përshkruhet si një person i prerë, ishte edhe konsull i përgjithshëm në Greqi, dhe gjithashtu kishte shërbyer në Podgoricë të Malit të Zi. Kurse, kishte mbajtur edhe një pozitë si asistent special i të dërguarit amerikan në Ish-Jugosllavi. Yee ka edhe një përvojë si punonjës në zyrën e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana-s.
Profilet e këtyre tre diplomatëve tregojnë një nga përkushtimet më serioze ndër vite të SHBA-ve në Ballkan. Të rrahur në situata akoma më të vështira dhe në periudha shumë më delikate, ardhja e tyre përben angazhimin më serioz të amerikanëve për t’i dhënë një destinacion final dhe qartësim përfundimtar problemit Kosovë – Serbi.