Plani operativ i policisë rajonale ‘’Rrethi 2024,’’ ka realizuar 52 urdhëresa të gjykatave kompetent
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 22.07.2024-28.07.2024,në vazhdën e implementimit te planit operativ “Rrethi 2024”,kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër (4) komuna në rajonin e Prizrenit.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar dymijë e nëntëqind e shtatë (2107) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, në periudhës kohore 22.07.2024 deri me 26.07.2024, ka realizuar 52 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, ne vazhdimësi edhe në ditët në vijim do shtoi numrin e aktiviteteve policore në terren ne parandalimit e dukurive negative ,për një ambient te qet dhe të sigurt për të gjithë qytetaret ne rajonin e Prizrenit. Kështu njofton zëdhënësi i policisë Vesel Gashi nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun -Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren/www.QendraPress.com/