Po kryhen punimet në rrugën “Marin Barleti”,në ‘’Shadërvan’’
Punimet në qendër të qytetit, po vazhdojnë sipas planifikimit, me ç’rast po ndërtohet infrastruktura nëntokësore në gjatësi prej 200 metrave (kanalizimi fekal, ai atmosferik, ujësjellësi dhe ndriçimi publik). Së shpejti do t’i kthehet pamja meritore kësaj rruge të rëndësishme dhe karakteristike të Prizrenit, që në të dyja anët kufizohet me sheshin “Shatërvan”.