Po ndodh diçka shumë e rrezikshme-Shkruan; Bashkim Hoxhaj ,veteran i UÇK-së,dhe analistë politik.

Nëpër portale shqiptare po lejohet me vetëdije që mijëra komente fyese, anti-UÇK, të shkruara nga profile fallco të dominojnë hapësirën publike. Kushdo që e thotë një fjalë të mirë për çlirimtarët dhe UÇK-në; sulmohet, shahet, fyhet, quhet “kriminel”, “terrorist”, “hajn”, “antikombëtar”, ” pjellë e Radojçiçit”. Kështu nuk është liria e shprehjes. Kjo propagandë është gjuhë e urrejtjes; është shkelje mbi djersën e veprimtarit, sakrificën e luftëtarit, gjakun e dëshmorit dhe invalidit të UÇK’së Portalet po e lejojnë, këtë gjuhë toksike, mbase për klikime. Sido që të jetë, “kjo është bashkëfajësi”. Kujdes! sot janë vetëm komente, por kështu mund mbarsen konflikte reale. Zoti mos e dhëntë, mund ndodhin edhe tragjedi me gjakderdhje Poetalet të jenë më të përgjegjëgjshme, e të mos lejojnë një gjuhë të tillë./QendraPress/