PO RRITET PËRKRAHJA PËR PDK NË PRIZREN DHE RRETHINË!

0

Në ditën e pestë të fushatës zgjedhore, kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së Dega në Prizren, kanë intensifikuar takimet. Për shkak të kufizimit të numrit të pjesëmarrësve, takimet e kandidatëve me simpatizantë, kanë vazhduar nëpër derë më derë, duke e kërkuar mbështetjen për Rimëkëmbjen e Kosovës.

Shefi i Shtabit Zgjedhor dhe njëherësh kryetar i Degës së PDK-së z. Shaqir Totaj i shoqëruar me kandidatët: Kujtim Gashi, Gresë Baraliu, Alban Bislimaj, Veton Firzi dhe Kastriot Krasniqi, kanë takuar banorët e fshatit Atmaxhë. Në këtë takim pos fjalës hyrëse që ka mbajtur shefi i shtabit zgjedhor, shpalosjen e programit zgjedhor e ka bërë Kujtim Gashi, para vendasve të tij. Ai në fjalën e tij ka theksuar se me PDK-në në pushtet, Kosova do të jetë më e sigurt në të gjitha sferat e jetës. “Gjatë këtyre ditëve kemi parë se PDK-ja po rritet dhe po gëzon përkrahje edhe më të madhe dhe kjo na fuqizon dhe na jep shpresë.” Gashi, ka falenderuar bashkëvendasit e tij, për përkrahjen që i kanë dhënë në zgjedhjet e kaluara dhe falë kontributit të tyre ai ka qenë ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Shpalosjen e programit e kanë bërë edhe kandidatët tjerë. Banorët e Atmaxhës, të bindur në fitoret e PDK-së, kanë treguar gatishmëri që pos votës së tyre, të angazhohen edhe nëpër familjarë të tyre nëpër fshatra dhe në qytet. Pra ata janë zotuar se do të angazhohen për votën e PDK-së.

Në orët e mbrëmjes kandidatët kanë zhvilluar ndaras edhe disa takime në fshtatrat: Trepeticë, Velezhë dhe lagjen “Kongresi i Manastirit”. Në të gjitha këto takime kandidatët, kanë kërkuar që të votojnë për PDK-në, sepse është e vetmja alternativë për ta nxjerrë Kosovën nga kriza që e ka kapluar si në aspektin ekonomik, por edhe në sektorët tjerë e në veçanti në sferën e politikës së jashtme, që ka stagnuar. Edhe nëpër këto takime qytetarët janë zotuar se do ta votojnë PDK-në.

Zyra për informim e PDK-së!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *