Po vazhdojmë pa u ndalur për tërheqjen e investimeve të huaja në qytetin tonë.
Së bashku me përfaqësuesin e UNDP Kosovo, z Niels Knudsen, përfaqësuesit e projektit Urban NAMA dhe Zyrës për Zhvillimin e Gjelbër, sot zhvilluam një takim virtual me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Investime (EIB), z. Konstaninos Mastrogiannopoulos dhe z. Paul Hickey, të cilët i njoftuam rreth prioriteteve të Komunës së Prizrenit drejt një zhvillimi të qëndrueshëm përmes investimeve ndërkombëtare.
Pasi që e bëmë një prezantim të shkurtë në lidhje me projektet e zhvilluara deri më tani në Prizren, përfaqësuesit e EIB-së, shprehën interesimin e tyre për të bashkëpunuar dhe investuar në projekte kapitale të prioritizuara nga Komuna e Prizrenit dhe ndërmjetësuara nga UNDP.
Gjithashtu, biseduam në lidhje me mundësitë e përfitimeve për asistencë teknike lidhur me prioritetet e Komunës, si dhe mundësitë e investimit dhe bashkëpunimit në fushat e përcaktuara, me fokus të veçantë në ekonominë cirkulare, që përmbushin kriteret e investimeve të EIB lidhur me mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.’’ ,shkruan kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka