PO VIN DITË TË MIRA PËR KF.LIRIA-Shkruan: Durak THAÇI. Njohës i futbollit.
Pas ndryshimeve të paralajmëruara ditë më parë te KF Liria se në krye të klubit do të jetë biznesmeni i njohur prizrenas Valon Osmani i cili edhe në të kaluarën ishte pjesë e menaxhimit nga Rahman Kiçe në opinion flitet edhe për disa biznesmen të cilët menaxhojnë biznese të mëdha në Prizren ku do ti bashkohen dhe do të jenë pjesën e menaxhimit në KF.Liria. Biznesmenët e njohur të dëshmuar në fushën e menaxhimit pronari i ABI Qarshia Alajdin Fusha dhe biznesmeni tjetër po nga Prizreni menaxheri i Red Bull Arben Berisha do të jenë pjesë e ekipit së bashku me Valon Osmanin. Më në fund po vin ditë të mira për skuadrën prizrenase e cila ka një traditë në futbollin kosovar. Nën drejtimin e ri tek skuadra e Lirisë ky ekip menaxherial pritet të nis punën në përfundim të këtij edicioni. Ju prift e mbara stafit menaxhues pjesës së administratës dhe futbollistëve./www.QendraPress.com/