Poeti dhe dhembja e tij;Syhejl Havolli
BLERTË MË MUNGON
——————————–
Blertë përmbi re të bardha
Në sytë e tu
Shoh dritën e qiririt të Naimit
Vajza ime, jam i prushtë
Në këtë jetë përjetë
Si të mos vuaj të derdh lot
Ty që të desha dhe të dua
Unë, babi yt i pa fat që jam pa ty
Në pikë të verës
Më mungon zjarri yt
Pa ty
Ndjehem i vetmuar
Shoh qiellin e pafund
Buzëqeshja mungon gjithkund
Pa ty
Si ta përballoj jetën.
/www.QendraPress.com/