Poezi atdhetare nga poetja;Bujana MALAJ
Varrin tim e du atje
————————————-
Mblidhi shqipe me krahë e fletë
Mos lejoni sundim nga tjert
Mbroni tokën tonë arbnore
Trojet tona shekullore.
Mos i lshoni shkjaut pe
Po t’vdesim tan ktu ku kem le
Edhe unë do t’vdes me ju
Një copë varr ruaje për mu .
Korb i zi ti more shkja
Boll ke pre e boll ke vra
Ke zhduk burra ke zhduk gra
Një gurë varri nuk kam me kja.
Si putan-kë është sjell Europa
Na ka nda tan copa – copa
Po s’u mblodhëm kokë për kokë
Vetes tonë do i hapim gropë.
Ne mes vetit t’zbutim mërinë
T’ruajmë Kosovën t’rritim Shqipninë
Kur Europa na sheh t’përçamë
Qesh me ne ban sikur kjanë.
Mos ti lamë derë hap Serbisë
Me tall menderen me rob’t e shpisë
S’ka Kosovë as jo Shqipni
Bashkim Kombi, ka DARDANI
Ty Europë k’shtu leverdis
Me i nda krejt rob’t e shpisë
S’ka Kosovë pa Mitrovicë
Trepça kurrë s’është e Serbisë .
Varrin tim e du atje
Ku kam tokë e kam Atdhe
Ku shqiponjat ngrejnë folenë
Ti mbrojmë trojet e Mëmëdhenë .
Korrik 2023 B Malaj Londër
/ww/www.qendrapress.com/