Poezi çasti në mesnatë nga:Qazim THAÇI

0

_________________________________________________

E si mund të të mos urrejë

Atë lemerinë tënde shpirtërore

Kur mat dashurinë  për një copë leku

Si prostitutë e shekullit të nëntë

Kudo të shkosh dije murlani

I tradhtisë sate do ta rëndojë shpirtin

Kot shtiresh e ndershme si magji e vjedhur

dashurinë e ke shitur çdo të premte me lirë se në trotuar  

Po deshe  edhe me gjethe  dafine

Të shpërblejmë  si mace e zgjebosur

Dhe  gënjeje  veten  deri në  pakufi

Po  si mos të të  urrejë  kur je kaq  perfide

E jetën e ke të fiksuar pa ardhmëri

Edhe akademike te jesh shpirtzezë  je                                        

Se parimin e njerëzisë e ke në busullë të prishur

Si Titanik që mat moralin e mbijetimit.

Ik përtej kalasë së dashurisë

Atje ku era tradhti është erë e përditshme

Sepse në  tempullin  e shpirtit tim

Vend ka vetëm për të shenjtën dashuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *