Poezi e përzgjedhur me rastin e ditës së Poezisë nga; Ibadete Humolli-Tetaj
NË VRAP TË KOHËS
———————————
Ku ta kap kohën
unë e përpëlitur
që n’varg heshtjen thej,
edhe n’lëmshin e jetës
me ndërgjegjje t’bardhë
fillin gjej.
Unë shpresa e lugjeve t’blerta
me librin e durimit n’krahë,
çdo natë e përkund hënën në vargun tim,
e dashuruar në dritën e këngës n’vegim!
Ibadete Humolli- Tetaj
Mars/2022
New York