Poezi festive në ndërrim motmotesh me poeten;-Anila KODRA

SA HILE BËN JETA
—————————-
Shpesh lozim me fatin
ai na bën hile,
ka ditë kur jeta
sillet si katile.
Ka ditë kur s’mund
as fjalë të thuash,
të duket sikur
ke lindur të vuash.
Dhe çaste kur koha
të duket se ndal,
këputet çdo ditë jete
si lules çdo petal.
Frymëmarrja të zihet
e sytë s’të shohin më,
e errët duket dita
pa vlera si hiçgjë.
Dhe pret ti, prap pret
të vijë ditë e re,
të vijë më e qeshur
nga sot e nga dje.
Ngre sytë lart nga qielli
thua ZOT më ndihmo,
Boll me lot e dhimbje
Ky shpirt s’mban më jo.
/QendraPress/