Poezi festive në ndërrim motmotesh me poeten.-Barie ÇUPI

Gjysma shpirtit zgjohet.
———————————-
Po nisem për larg,
solstici i dimrit bie,labirint i tjetërsuar mbi tokë,
nata përpëlitet e mbush distancat,
në stacionin e fundit parkohet tjetër botë.
Ngutshëm çastet e pritjes,
kalojnë si endacake ngarkuar në pafund,
një plan të vetin ka jeta,
kur ëndrrash në duel na mund.
Koha përpëlitet në silueta plot arie,
një e vockël buzëqeshje,e gjitha përmallim,
një e roztë flakë m’i veson mendimet,
përtej resh hidhem të marr një përqafim.
Si lëmsh i ngurtë e djeshmja m’është mpirë,
vij mbushem frymë,ku gjysm’e shpirtit zgjohet,
struket i njëanshëm dielli dimëror,
s’më lypset asgjë,kur ime bij’begatohet.
/QendraPress/