Poezi festive në ndërrim motmotesh me poetin.-Gazmend BEQAJ

POROSITË E DËSHMORËVE
———————————-
Janë varret e dëshmorëve
që shpërfaqin
fytyrën e vërtetë të luftës
dilemat dhe dyshimet
se liria
për të cilën ata luftuan
nuk i solli
të gjitha pritjet…
Janë varret e dëshmorëve
që me përulësi ftojnë
të harrohen mizoritë
plagët loti dhimbjet
të harrohen shpërthimet
gjaku e klithmat
e të mos i dëgjojnë kurrë më
fëmijët
as fëmijët e fëmijëve tanë
thirrjet e përvuajtura
të engjëllit të mëshirës…
Janë varret e dëshmorëve
nga dalin porositë
si pëllumba të paqes
në vend të shpërthimeve
e krismave të pushkës
rrugëvë të paqes e urtisë
le të shpërhapet
melodi e bukur e dashurisë
/QendraPress/