Poezi festive nga poetja:Valbona AHMETI

SHQIPËRI NË KATËR POLE

————————————

Lundërtar i humbur

Shpirtin e kam grumbull shkrapash ndezur

Lotët më rrjedhin mbi qepallë

E djegin zjarr

Për ty Atdhe

Velat e shpirtit trazohen

Nga shtrëngatë e nostalgjisë

Krahët të të përqafoj më mallohen

O bukuri e Shqipërisë

Kur më kaplon malli

T’ia shpalos Mëvetësisë ballin

E kthej kujtimin në Krujë, në Vlorë

E në Prekazin Legjendar

Kur kam nevojë për oksigjen në këtë Univers

Të shtrëngoj fortë, të mbaj lartë dhe brohoris jam kuq e zi

Kur të mbaj në gji, e shijoj aromën Atdhe

Me grimca dielli e shkruaj të kam fole

Ma merr lotin e ngjyer në mallëngjim

E kthen në melodi buzëqeshje dhe bekim

Ti fluturon mbi det

Me erën dhe retë

Vjen më thërret me ngjyrën flakë

Dridh tela zemre në çdo kontinent

Vjen krahëhapur më aromën e Jonit

Mbledhë zogjtë e tu anembanë globit

Tingulli i himnit tënd kalon dete dhe oqeane

Ti na bën të ndihemi Shqipëri në katër pole

Me 28 Nëntor

Një zë zëmrës i troket

Ritmet e pulsit ia nget

Flakadan zgjohu!

Ti dhe flamuri sot ditëlindjen festoni!

Valbona Ahmeti

27 Nëntor 2022