Poezi me :Lule Aldema
Mbaje fjalën që e thua…
Të mbash fjalën kur premton,
Nuk ka kosto por kushton,
Mos premto asnjë fjalë,
Kur njeh veten që nuk i del në ballë…
Mos premto kur nuk mund ia del,
Njeriun e mashtron vetëm një herë,
Herë të dytë më nuk ke,
Po nuk mbajte premtimin e parë që e dhe..
Dija vetes hallin tënd,
Do të thotë nuk ke traditë,
Fjalën e mbanë vetëm ai,
Që mes traditave është rritë…
Po dështove dy tri herë,
]Cilësohesh njeri i pavlerë,
Askush më nuk ju beson,
Kot të falur i kërkon…
Nuk është lehtë të mbash premtim,
Nuk është lehtë të krijosh besim,
Dy tri herë po dështove, I pa besë u emërove….
Po dhe doni të ndryshoni,
Është vështirë besimin ta ktheni,
Besimi humbet e vështirë kthehet,
Njejtë si buka që nuk ngjithet më kur thehet!
Lule Alidema 21.08.2020