Poezi në ndërrim motesh:Mursel SOPAJ

RRUGE E GJATE

——————————

Vijnë nga toka e nga deti

E nga qielli blu

Si burim qe rrjedhe nga mali

Ane bijtë e tu

Rruge e gjate,kohe e ftohte

Qielli plote me re

Me portretin e një nene

Shfaqesh t’i atdhe

Mijëra dyer e dritare

Te hapura qëndrojnë

Dhimbja-dhimbjen,malli-mallin

Pret t’a përqafojnë

Kot i shpiken k’to makina

Trenin me vagonë

Lotin,dhimbjen edhe mallin

Dot nuk mund t’i qojnë

Rruge e gjate,kohe e ftohte

Fjalët janë lidhur nyje

Sa kane lindur,sa ane plakur

E sa tretur si qirinj

Kot i shpiken aeroplanët

S’janë dhe aq te shpejte

Pas çdo reje,shtohen pulset

Dhe imazhet e atdheut

Rruge e gjate,rruge e gjate

Brenge qe s’ka te sosur

Neper copa janë ndare zemrat

Si copat e atdheut te plagosur !

Hagen 31 dhjetor 2024

/www.QendraPress.com/