Poezi në ndërrim motesh:Qazim THAÇI
Këngë e shpirtit me plagë qëndisur
——————————————–
E kur kthehen zogjtë shtegtarë
Ngarkuar me dhembje e mall
Hyrë nga dyer e dritare
Me zjarr dashurie e dhembje njerëzie
Masin rritën e pemës e sodisin pusin e jetës
&
Për të shtegtuar përsëri me mall e dashuri
Në dhëna të huaja për të plakur jetën
E në atdhe për ti parë ëndrrat si përherë
Sofrat shtruar me begati edhe lot shumë
Këngët me vaje e shpirtin me plagë qëndisur
&
Shkruar në natën e ndërrim motesh si testament
Për ti pa shpirtin e për ti pa dhembjen e atdheut
Edhe rrugët e botës me syrin magjik me peshën
E tokës e gurit në trastë,se buka veç këtu shije ka.
Prandaj kënga ka edhe dhimbe edhe vaj në ndërrim motesh.
/www.QendraPress.com/