Poezi në ndërrim motesh:Vjollca ALIU

VITET EKUACION

———————–

Gotat u cakërruan

Shkoi dhe një vit tjetër

Gëzimet e vuajtjet e zemrës

Mbeten si shkronjat n’letër.

Gotat që nuk u thyen

Si zemrat që s’thyhen dot

I rrëmben vërshimi e stuhia

Por arteriet s’lahen n’lot.

Copa gotash tjera

Thërrime u shpërndanë

Sikur shpirtrat që copëtohen

Ikën, shkuan, kurrë s’u panë.

Gëzime, vuajtje, buzëqeshje e lot

Të gjitha i ka jeta

Lum kush me sinqeritet jeton

E nuk fshehët nga e vërteta.

Jeta gjithçka ka

Jeta është matematikë

Kush shumëzon vuajtjet e të tjerëve

Lumturinë e vet ai ka me zbrit.

/www.QendraPress.com/