Poezi nga :Lule Alidema- Kur rrjedh loti….-

0
Lule foto...

Kur rrjedh loti….

Loti rrjedh mbi faqe,

Atëherë kur zemra vuan,

Atëherë kur fjala ngulfatë në fyt,

Atëherë kur nuk mund të thuhet…

Kur dhembja mbulon zemrën,

Kur askush nuk e kupton,

Kur zemra mbushet dhembje,

Atëherë loti fillon pikon…

Nuk rrjedh loti pa arësye,

Nuk pikon pa një shkas,

E ndjen dhembjen e zemrës,

Mu atëherë kur don t’pëlcas…

Është vet loti i bekuar,

Që freskon zemrën e trazuar,

Atëherë kur loti fillon pikon,

Gjysmën e dhembjes nga zemra largon…

Lule Alidema, psikologe klinike

09.08.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *