Poezi nga poeti ; KLITON NESTURI
AROMA JOTE
———————-
Endem çdo çast
Çdo orë,
Çdo ditë
dhe çdo kohë që vjen
në shtjellën e mrekullisë tënde,
Një vorbull e ëmbël,
Magjike,
E fort,
Paskajshmërisht
E pajetuar kurrë më parë.
Mbështillem fort në vështrimin tënd
Aromen e trupit tënd
Puthjeve magjike,
Pasionin vullkanik
Që kurrë nuk do të rreshti.
Jetoj çdo çast me mrekullinë magjike
Që vetëm ti më dhuron
Të pajetuaren e deritashme,
Dëshirën për ta jetuar
deri në hapin e fundit të jetës!
Jetoj çdo çast
duke e mbajtur këtë magji me vete.
Kudo që të shkoj je me mua.
Aromën tënde do ta gjesh gjithmonē
Tek unë-
Magjia jote-Aroma e vetme e trupit
dhe shpirtit tim.