NË PREHER TË MAGJES

———————————-

Edhe rrezet janë ndaluar në këtë dendësi mjegulle

Se nga vjen ky i çuditshmi trishtim

Koha mizore të ofendon as të drejtë mos prit

Ajri kontaminuar e zhytur në asfiksi

Ajo hëna e tretur në prehër të magjes

Mbi tryezë mungon ajo qetësi e shpirtit

Eh nëna pranë nuk i ka bijt e saj

Pjatat servirë nëna mbushur me ankth

Vargonjtë e lutjes drejtuar qiellit

Fjala ngrirë mbi buzë

Hirin gri të vjetër frymë e nënës ngre

Edhe të ardhmen europa ua gllabëroi

Ngrysja tek nëna ndjehet gjer më re

U nëpërkëmbëm mashtruar jemi

Se europa sofrën thatë na e la

Nëna ende me duar në magje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *