Poezi nga :Qazim THAÇI- Epilog poetik në kohë pandemie
Epilog poetik në kohë pandemie
Gjethet e zverdhura të rrapit me porosi hëne
Bien kalldrëmeve të qytetit tim si yjet në qershor
Fletë vdekjet janë shpeshtuar si miza trolli
Me miqtë e mi shihemi rrallë e më rrallë si në kohë murtaje
I them mbesës time Heronë sa kohë të duhet
Të mësosh artin poetik në kohë pandemie?
Ajo me moshë fëmije qesh dhe mendon se e pyes për ndonjë
Mësim klase që ende se ka mësu dhe i ngrit pesë gishtrinjë
I shkruaj mikut tim në perëndim se si ia dalin me këtë kohë pa kohë
Më thotë çdo natë shtigjeve të vendlindjes në ankth po rri
Tani me ata që rrita shtatin, e ndava jetën, më as na varrim spo mund ju vi
Epilog poetik më duket jeta në këtë pandemi kur jetojmë bashkë me jermi
Ec e fol për jetën, e fol për artin ,kur na mungon edhe kënga e fëmijërisë Ec e fol për vdekjen, kur as jetës, spo ja di fillin,as fund të kësaj vjeshte