Poezi nga; Qazim THAÇI – KALËRIM NËPËR DHEMBJE-
KALËRIM NËPËR DHEMBJE
Dielli tani kur lind në Pikëllimë
Nuk e prek majën e Pashtrikut si dikur
Kalërojë me dhembjen nëpër pandemi
Me shumë mungesa e me pak dashuri
Sa shumë udhëtuan nëpër kepin e së Keqes
Për dashurin e Liridonës motër që se kemi
Si qivur ëndrrash na mbuloi kujtimi me brishtësi
Sa shpejt e sa trisht nga syt atdhe humbe ti
Sa shpejt errësira na gllabëroi ëndrrën e pranverës
Sa shumë brengë kam nipave si tua jap kumtin e vdekjes
Kënga ende ka zërin e Nanës e të im Ati kurbetqar
Sa shumë udhëtuam nëpër këtë dhembje panadmike
Me pranverën e shurdhuar në Pikëllimë
E me zërin e trishtë e të mekur në Pashtrik.
Mot i rëndë i vitit të trishtë 2020